Vlerësime dhe Shërbime Këshilluese për Prona Komerciale

Ne kemi adoptuar procese të rrepta të raportimit dhe miratimit dhe aftësia jonë për të shfrytëzuar resurset e disponueshme përmes rrjetit tonë lokal të analistëve të hulumtimeve dhe specialistë të industrisë na mundëson ne që me të vërtetë shërbimi ndaj klientit të jetë korrekt dhe profesional, dhe jo vetëm raportim.

Ne punojmë ngushtë me partnerët tanë “Zhvilluesit e Pronës së Paluajtshme”, të cilët do të na sigurojnë të marrim çmimet që përcakton tregu.

Përfitimet

KRG do të ofroj mbështetje profesionale me fokus klientin, me pikë specifike të kontaktit i cili siguron shërbim profesional dhe të rrjedhshëm. Ne gjithashtu do të adoptojmë standarde të rrepta të profesionalizmit.

Duke komunikuar me klientët tanë në mënyrë transparente dhe të qartë, objektivi ynë primar është që të shtojmë vlerë dhe jo vetëm t’a raportojmë atë. Duke punuar përgjatë të gjitha llojeve të pronave komerciale, ekipi do të kujdeset për kërkesat administrative, ato të pajtueshmërisë dhe vlerësimit, duke siguruar që raportet të prodhohen në mënyrë efikase dhe sipas një orari kohor të përcaktuar.

Raportet tona gjithëpërfshirëse mund të përgatiten për një llojllojshmëri të qëllimeve, duke përfshirë:

  • Sigurinë e kredive
  • Llogaritë e fundvitit dhe analiza të qarkullimit të parasë së gatshme
  • Çimore për njësi
  • Blerjet dhe përvetësimet
  • Ripërtëritje të korporatave
  • Shitblerje biznesesh
  • Blerje mes kompanishë dhe shkrirje
  • Procese gjyqësore dhe kompensime
  • Vlerësime të sigurimeve

→ Investimet