Konsulencë Tatimore dhe e Kontabilitetit Financiar

KRG ofron shërbime të Kontabilitetit për biznese të të gjitha madhësive.

Ne i ndihmojmë klientët tanë të menaxhojnë një gamë të gjerë të shërbimeve financiare, se si ti analizojnë dhe si të përfitojnë nga mundësitë e duhura të planifikimit në fushat e mëposhtme:

Kontabilitet

  • Përpilimi i pasqyrave financiare (KAS, IFRS)
  • Parashikime dhe buxhete
  • Shërbime të matjes së performancës
  • Dizajni dhe implementimi i sistemeve të kontabilitetit

Shërbimet për tatime

  • Tatime të korporatave, parteritetit dhe bizneseve individuale
  • Përgatitja e deklaratave tatimore
  • Tatimi  në paga dhe TVSH
  • Përfaqësimi para ATK dhe autoriteteve tjera

Shërbime të Konsulencës Menaxheriale

Duke përdorur softuerin më të ri të kontabilitetit, departamenti ynë i Llogarive të Kliëntëve ofron një specialist, i dedikuar në ofrim të shërbimit të plotë në kontabilitet financiar dhe menaxhment financiar për biznese.

Ne u ofrojmë klientëve tanë rehati përgjatë gjithë partneritetit të punës, duke siguruar që llogaritë janë në rregull dhe të menaxhuara nga më të mirët në biznes. Ne gjithashtu do të punojmë ngushtë me ata dhe këshilltarët e tyre për të nxjerrë më të mirën nga mundësitë e planifikimit tatimor – duke reduktuar detyrimet tatimore aty ku është e mundur.

Ekipi ynë do të mbështetet nga fjala e fundit në teknologji informative për t’u ofruar klientëve tanë sistem efikas të llogarimbajtjes të cilat reduktojnë presionin dhe ngarkesën e punës në menaxhim të biznesit.