Menaxhment Pronash
Ne jemi në gjendje të punojmë me pronarë të vetëm por edhe të shumëfishtë, dhe kemi vetëdijën dhe kuptimin e plotë të detyrimeve ligjore, rregulloreve dhe proceseve zyrtare relevante për secilën palë.
Fushëveprimi i shërbimeve tona në menaxhim të pronës përfshin:
- Përzgjedhjen dhe menaxhimin e stafit në vendin e punës duke përfshirë pastruesit, portierët, recepcionistët dhe mirëmbajtjen.
- Menaxhim dhe mirëmbajtje të plotë të hapësirave dhe pajisjeve përkrahëse të objektit.
- Menaxhim të plotë financiar duke përfshirë vjeljen e tarifës së shërbimeve dhe alokimin.
- Menaxhim strategjik të aseteve duke shikuar mundësitë afatgjate për maksimizim të vlerës së aseteve.
- Ndërmjetësim rezidencial – pikë primare e kontaktit për kërkesa dhe ankesa rezidenciale.
- Asistim në formimin e bashkësive banesore.
Përgjegjës për vjelje të tarifës për qira dhe shërbime, menaxhim të kohëzgjatjes së qirasë dhe mirëmbajtje të ndërtesës, plus koordinim të shërbimeve të specializuara si shërbime ligjore dhe shërbime të përmbarimit.
Menaxhimi i pronës ofrohet për objekte rezidenciale, komerciale dhe zyreve.