Të nderuar,
Në prag të një vjetorit të themelimit të KRG- Kosova Realty Group L.L.C 31 Dhjetor 2014 , sot u nënshkruan marveshjet e bashkëpunimit në mes KRG- Kosova Realty Group L.L.C dhe Procdredit Bank Kosova dhe Iş Bank- Kosova për vlerësimet e pronave të paluajtshme.
KRG- Kosova Realty Group L.L.C e përfundon vitin e parë të operimit në tregun e Kosovës, me një sukses përtej parashikimeve tona me tri marveshje bashkëpunimi me institucione financiare të Kosovës ( Banka Kombëtare Tregtare, Iş Bank- Kosova dhe Procredit Bank Kosova) , në saje të profesionalismit të ekipës të KRG’s po ashtu dhe bashkëpuntorve të KRG’s dhe dedikimit tonë ti përmbahemi vizionit dhe misionit tonë.
Ju falenderojmë të gjithëve për përkrahjen e juaj si klient, këshilltar, bashkëpuntor dhe miq tanë gjatë vitit tonë të parë , po ashtu ju urojmë të gjithëve Vitin e ri 2016 dhe ju dëshirojmë plotë shëndet dhe suksese edhe për shumë shumë vite tjera !!!
Recent Comments