Vlerësimet Rezidenciale
KRG ofron mbështetje profesionale me fokus klientin, përmes pikës specifike të kontaktit i cili siguron një shërbim të rrjedhshëm dhe profesional. Ne kemi përvetësuar standarde të rrepta të profesionalizmit.
Duke komunikuar me klientin tonë në mënyrë transparente dhe të qartë, objektivi ynë primar është që shërbimi ndaj klientit të jetë korrekt dhe profesional, dhe jo vetëm raportim.
Shërbimet tona
Duke punuar ngushtë me komunat, noterët dhe duke kryer hulimtime të tregut, ne mbledhim dhe analizojmë informatat më të freskëta të cilat kanë ndikim në vlerën e pronës.
Raportet tona gjithëpërfshirëse mund të përgatiten për një llojllojshmëri të qëllimeve, duke përfshirë:
- Kredi të siguruara me hipotekë dhe kredi hipotekare.
- Dëshmi ekspertizë dhe çështje gjyqësore.
- Vlerësime tatimore të parapara me ligj.
- Urdhër-blerje të detyrueshme.
- Vlerësime rurale dhe bujqësore.
- Vlerësime të Zhvillimit Rezidencial.